A është jeta një simulim kompjuterik?

Cokollata

Administrator
Staff member
Elon Musk është një djalë i zgjuar dhe argumenti i tij është i logjikshëm. Para rreth dy muajsh, ne Code Conference, shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Teslas mbrojti tezën se është e mundshme, madje gjasat janë absolutisht në favor të kësaj, që jeta jonë, realiteti, të jetë një simulim kompjuterik i ngjashëm si në filmin The Matrix. “40 vjet më parë kishim Pong-un (lojën elektronike) që ishte dy drejtëkëndësha dhe një pikë. Aty ishim. Tani, 40 vjet më vonë kemi simulime 3 Dimensionale me realitet fotografik, ku miliona njerëz luajnë njëherësh, dhe çdo vit cilësia e lojës ngrihet. Dhe së shpejti do kemi realitet virtual dhe realitet të shtuar (augmented reality)." - thotë Musk. "Me çdo normë përmirësimi, lojërat do të bëhen të padallueshme nga realiteti. Thjesht të padallueshme."

Musk thotë se 10,000 vjet më vonë, që në terma të evolucionit nuk janë asgjë, realitetet virtuale do jenë kudo dhe të përkryera. Ndaj, gjasat që yni të jetë "realiteti bazë" dhe jo një realitet çfardo janë 1 në miliarda. "Madje unë shpresoj që kjo të jetë e vërtetë," - shton Elon Musk, "sepse nëse qytetërimi ndalon së përparuari [dhe nuk arrin dot të krijojë këto realitete virtuale, siç mund të jetë yni] kjo do të thotë se diçka shkatërrimtare ndodh." Shkurt, me këtë ritëm, realitetet virtuale pas disa qindra apo mijëra vjetësh do jenë diçka banale, dhe ne mund fare mirë të jemi njëri prej tyre. Përndryshe, ne jemi realiteti i vetëm, e ardhmja nuk prodhon çudira sepse rrugës për atje, na ndodh diçka.
 
Nese gjithcka esht nje simulim kompjuterik , i bie qe dhe ne te jemi perderisa jemi brenda ktij simulimi.
Por mendoj qe nuk esht term shume i sakte ky , gjithe kjo fasade mund te jete , madje dhe trupi yne , por cfare qendron mbrapa ktij simulimi esht kriijimi vete ...
si nje multivers holografik ku cdo pike permban brenda saj gjithe informacionin e gjithckaje qe ekziston apo ka ekzistuar ndonjehere ne pafundesi, pra cdo pike qe mund te referohemi e ka kte energji apo informacion te koduar brenda vetes ... dhe nese do te lidheshim me kte pike ne menyren e duhur ky informacion do te shkarkohej direkt te ne dhe do arrinim te shihnim si funksionon gjithcka brenda e jasht nesh .. duke qene brenda simulimit dhe jashte njekohesisht .
 
Back
Top