Pavarësisht situatës jo të mirë në të cilën ndodhet Elbasani në kampionat, ku ende nuk e ka provuar shijen e pikës, skuadra është duke vijuar normalisht përgatitjet në kuadër të ndeshjes së radhës me Besën në Kavajë. Një transfertë e vështirë kjo për elbasanasit, por asgjë nuk shihet si e pamundur.
Objektiv do të jetë marrja e tri pikëve, ndonëse në situatën ku janë edhe një pikë mund t’u shërbente për moralin. Pikërisht për nisjen e dobët të kampionatit dhe sfidën e radhës me Besën në transfertë, për Tv “Skampa” flasin dy lojtarët e skuadrës së Elbasanit, Brixhild Brahimaj dhe Nertil Hoxhaj, të cilët pavarësisht të gjithave janë optimistë për të bërë kthesën pikërisht në Kavajë.
Java e gjashtë e Kategorisë së Parë do të luhet këtë fundjavë, pas pushimit njëjavor për shkak të ndeshjesve të Kombëtares. Sfidat e tjera në Grupin B do të jenë ato midis Tomorit dhe Turbinës, Pogradecit dhe Apolonisë, Lushnjes dhe Bylisit si edhe Orikumit me Egnatian.