Ç'është Ferri dhe Parajsa?

Dior

Administrator
Staff member
Ç'është Ferri dhe Parajsa?

Shën Vasili i Madh i referohet zjarrit të "Tre Fëmijëve në furrë" për të interpretuar Psalmin 28/29: 7, ku thotë se zjarri u nda në dysh. Nuk digjte për ata që ishin në mes të furrës, por për ata që ishin jashtë furrës të njëjtat flakë, digjnin. Në mënyrë të ngjashme, thotë Vasili, pas Gjykimit të Madh, të drejtët do ta përjetojnë zjarrin e pranisë së Zotit si dritë dhe kënaqësi, ndërsa mëkatarët do ta përjetojnë zjarrin e pranisë së Zotit si djegës dhe ndëshkues.

“...Prandaj, zëri i Zotit e ndan zjarrin, në mënyrë që zjarri i ndëshkimit të jetë i zymtë, por drita e gjendjes së përdëllimit mbetet e padjegshme.”

+ Shën Vasili i Madh

______________________
 
Back
Top