Kush do ta fitojë ndeshjen? ⚽

Mafia

Administrator
Staff member
Sot vëmendja e botës së futbollit është te përballja mes Spanjës dhe Argjentinës. Dy kombëtare me histori të jashtëzakonshme, plot yje dhe me miliona tifozë, zbresin në fushë për një duel që premton spektakël.

Sipas jush, kush do ta fitojë këtë përballje? A do të triumfojë Spanja, apo Argjentina do të dalë fituese?
 
U bene ca dite qe mbaroi por po shkruaj pershtypjen time .
Ne fillim te lojes isha me Argjentinen pasi kam simpati per Messin .
por ne vazhdim te lojes vura re sikur skuadra Argjentinase filluan te bullizonin Spanjollet ... ndoshta nje ndjenje pasigure ne vetvete ua beri kete sjellje dhe me agresive sepse skuadra Spanjolle po luante goxha mire ...
si perfundim te dy skuadrat bene nje loje te bukur pra na kenaqen me performancen e tyre por Spanja e meritonte fitoren mendoj sepse duruan dhe nuk ja kthyen me te njejten menyre por vazhduan te luanin bukur deri ne fund :)

Ky kampionat pati disa te vecanta , si daljen ne pension te dy yjeve Ronaldo dhe Messi ,
gjithashtu lexova qe eshte perdorur AI ne menyre qe te llogariten mire te gjitha goditjet gjat lojes ...
 
daljen ne pension te dy yjeve Ronaldo dhe Messi
Respekt për ty, Albanian...
kjo puna e pensionimit, po ma kujtoj një batutë/ humor hesapi
po i thotë një mik, Cërcillit: "ndeze një cigare"!
- Jo ,- i tha ky, e kam lënë!
- Aman, -po i htotë ky miku, a ishte vështirë ta lësh duhanin?
- jo, mor cfarë, - ia ktheu Cërcilli, unë qe 100 herë e kam lënë!

* dmth ky Ronaldo, mbaj mend qe 3-4 herë po "pensionohet"!

Uroj te kalosh mirë në mesin tonë, miku Albanian!
 
Last edited:
Respekt për ty, Albanian...
kjo puna e pensionimit, po ma kujtoj një batutë/ humor hesapi
po i thotë një mik, Cërcillit: "ndeze një cigare"!
- Jo ,- i tha ky, e kam lënë!
- Aman, -po i htotë ky miku, a ishte vështirë ta lësh duhanin?
- jo, mor cfarë, - ia ktheu Cërcilli, unë qe 100 herë e kam lënë!

* dmth ky Ronaldo, mbaj mend qe 3-4 herë po "pensionohet"!

Uroj te klaosh mirë në mesin tonë, miku Albanian!
Flm Mustafa , vec nje sqarim i vogel jam mikeshe :)
Sa per Ronaldon ke te drejte mbase vazhdon ai , por nje dite do te heqe dore , sepse mosha ben te veten ...
 
por nje dite do te heqe dore , sepse mosha ben te veten ...
kalojmë me humor pak, se sic ka thënë humoristi Filip Cakuli, humori dhe e qeshura të japin vitamina sa të heash një limon të tërë ( paramendo turpin po ma kapin mornicat vec se e përmenda limonin ). Po nejse...
Mbase ky Ronaldo është frymëzuar nga ajo kënga jonë ( ndoshta e Elabasanit " "Robi plaket kur do vetë". Pale kur ka vendosur të plaket ku qerrata!
Meqë përmenda Elbasanin, m'u kujtua. Sa herë shkoi në Llixha të Elbasanit ( sivjet isdha në Cikallesh,... vjet në Tregan ), marr urbanin dhe drejt në Elbasan. Kam një lokal të preferuar atje "Birrari TYMI" dhe bashkë me një mikun tim nga Cërriku aty na gjen. Ah, c'qofte të shijshme që bëjnë. Po miku im i Cërrikut është edhe pak qejfli i rakisë, kështu zor që ngrihet pa i cuar nja 2-3 teke ... c'ne mi, DOPIO, DOPIO !

Në tetor prapë do të jem atje ... po të qiti puna andej pari, je e mirëseardhur ... teke do të kesh dhe qofte që do të lëpish gishtat!:p:D🤗🤗🤗

Respekt

PS. Se gati harrova të tregoj, gjegjësisht të të paralajmëroj, se ky miku im cërrikas është dhe beqar!:ROFLMAO::ROFLMAO::ROFLMAO:
 
Last edited:
Me ben pershtypje ti Mustafe , sa permenda qe jam kromozon xx u turre me vrap te besh shaka pa kripe e ironi me nenkuptime ... pa ta kerkuar fare :)

gjithsesi spo ta vej re kalofsh mire .
 
Back
Top