Ka tema ku debatohet, ka tema ku mësohet, ka tema ku qeshet...
Kjo le të jetë tema ku thjesht përshëndetemi. ..Një "Mirëmëngjes!" i sinqertë, një fjalë e mirë, një buzëqeshje e shkruar, një urim për një ditë të mbarë, një mendim i bukur apo një fotografi që e zbukuron mëngjesin – mjaftojnë për ta bërë forumin më njerëzor.
Thonë se fjala e mirë nuk kushton asgjë, por vlen shumë.
Prandaj, mirë se vini çdo mëngjes në këtë kënd të vogël miqësie.
Mirëmëngjesi, njerëz të mirë! Ju uroj një ditë të mbarë, me shëndet, qetësi dhe sa më shumë arsye për të buzëqeshur.