Përse duhet ti bëj pushimet verore në Shqipëri, dhe jo në "Côte d’Azur" rivierën Franceze?
Kjo ishte pyetja që më bëri një mik, gjatë vizitës në rivierën Franceze "Côte d’Azur", këtë javë.
Riviera Franceze diku nga 550km-700km e gjatë, nuk ka plazhe private nuk lejohen me ligj, përveç rreth 300metra plazh privat në Monako, dhe ndonje plazhi tjetër, pak dhjetra metra, të lejuar nga komuna lokale. Côte d’Azur është zona, ku elita e Europës (jo vetëm financiarisht të pasurit), vijnë bëjnë pushimet.
Pasi bëra një katharsis, ndaj "patriotizmit fals, dhe hipokrizisë për dashurinë për të afërmit", llogarita se po të qëndroj në rivierën Franceze më del shumë më lire financiarisht, dhe kulturalisht sesa në Shqipëri. Përveç faktit, që po bëra pushimet në Shqipëri, do largohem me shije të hidhur, si bashkëpuntor në krim, ku paratë e mia, do i shkojnë Hotelit të oligarkut, ndërtuar mbi prona publike, apo parqe natyrore të mbrojtura, apo të ish-kriminelit që po pastron paratë dhe po de-çtosikohet.
Ne Shqiptarët kemi një lidhje të veçantë historike me disa nga qytetet dhe fshatrat e rivierës Franceze, me disa prej tyre në antikitet, dhe disa në shekullin 15-të, ku fisnikët arbërore emigruan aty si, "Gjin Bua Shpata (Bua), (Spata), Arnaut (Arnault, ndër familjet më të pasura në botë sot)" etj, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë Franceze sot, dhe pse pjesa më e madhe i ka shkëputur rrënjët arbërore.
Sot jemi para një fakti të vështirë historik për vendin dhe shoqërinë tonë që po kriminalizohet, më të vështirë se viti 1916. Dhe ndonjëherë është më mirë të largohesh për pak kohë nga ky lloj "pushtimi", ashtu siç bënë arbërorët në shekullin 15.